Sport

Duel delikat në “Niko Dovana”, shikoni si rreshtohen Teuta dhe Laçi

Pas humbjes kundër Dinamos, Teuta është fokusuar te sfida me Laçin, që luhet të në “Niko Dovana”, prej orës 18:00. Është ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet, me “Djemtë e Detit” që kërkojnë të shkëputen nga një rival direkt.

Në krahun tjetër, kurbinasit janë “lodhur” me barazimet e shumta dhe sot do të hidhen në sulm ndaj Teutës. Skuadra e trajnerit Armando Cungu nuk ka asgjë për të humbur, tashmë një pikë nuk bën shumë punë, sepse rivalët e mbijetesës po kërcënojnë nga java në javë.

Durrsakët janë një prej rivalëve dhe në të tilla ndeshje fitorja vlen dyfish. Në këtë sens, Laçi do të jetë i orientuar tërësisht drejt sulmit në transfertën durrsake.

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Vata, Jazxhi, Gjini, Kotobelli, Gjinollari, Kruja, Beqja, Arifi, Peposhi, Lloci, Daci. Trajner: E.Martini

LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Zhunior, Kurti, Prodani, Kryeziu, Manellai, Ujka, Melo, Sobouale. Trajner: A.Cungu

GJYQTARË: J.Xhaja, M.Shazivari (Tiranë), T.Kasa (Vlorë)

VAR: Albert Doda (Tiranë), AVAR: Olsion Yzeiraj (Patos)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *