FeaturedLajme

Skandal në Shëndetësi: Prisnin rritje pagash, shoferëve u hiqen deri në 250 mijë lekë, i kërcënojnë edhe me vendin e punës

 Një skandal ka shpërthyer në sektorin e shëndetësisë, ku shoferët e tre spitaleve kryesore në vend—QSUT, Spitali Ushtarak dhe Senatoriumi—po përballen me ulje të pagave.

Një qytetar i shqetësuar i është drejtuar redaksisë së meganews.al për të denoncuar këtë situatë alarmante.

“Jemi 45 shoferë në 3 spitale; QSUT, Ushtaraku dhe Senatoriumi. Kur me VKM-në e re prisnim që të na rrisnin pagat, na i kanë ulur me 150 deri në 250 mijë lekë. Madje edhe po na kërcënojnë me vendin e punës,” shprehet qytetari për meganews.al.

Paga që qytetari ka marrë në Qershor

Paga që qytetari ka marrë në Korrik

VKM-ja parashikonte rritje deri në 140 mijë lekë të vjetra

Ky veprim ka shkaktuar zemërim dhe pasiguri mes punonjësve, të cilët, përveç vështirësive financiare, po përballen edhe me frikën e humbjes së vendit të punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *