A do të vijnë plakat këtë muaj apo kanë ndërruar mendje?
Plakat e Prillit nuk kanë harruar.
Edhe pse vitet e shkuara moti përkeqësohej në fillim të prillit, temperaturat e larta kanë bërë të mendojmë nëse do të vijnë plakat këtë muaj.
Parashikimet e motit tregojnë se edhe këtë javë do të kemi mot të mirë, por duke filluar nga java në vijim pritet përkeqësim i motit, ku uljet e temperaturave do të sjellin reshje shiu në pothuajse të gjithë vendin.
Si lindën plakat e prillit?
Legjenda thotë një herë e një kohë Sipas gojëdhënave shqiptare, nje plakë shkoi në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell plaka iu drejtua qiellit dhe tha: “Tani unë do t’i kullos për qejf bagëtitë. Lamtumirë dimër, shkofsh në djall”.
Në këtë moment, prilli (ose marsi) tha: “Shkurt o im vëlla, më jep tri ditë hua ta ngrij plakën me gjithqka ka”. Menjëherë pas kësaj, legjenda thotë se u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb.
Mali i Tomorrit është vendi ku plakat u ngrinë me bagëtitë, ndërsa sipas gojëdhënave në atë vend sot gjendet një gur në formën e një plake, ku edhe sot e kësaj dite buron ujë, që thuhet se janë “lotët e plakës”. Kjo legjende njihet ne tere ballkanin, dhe si per cdo legjende tjeter edhe per kete qarkullojne disa versione.