KRYESORELajme

Pranvera nis që këtë muaj, ja parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Diell dhe temperatura të larta. Kështu është parashikimi i sinoptikanëve për këtë javë të muajit Shkurt.

“Ka startuar në fakt muaji Shkurt me temperatura shumë të larta, kjo javë do jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm. Do të jetë me diell, vranësirat do jenë më të dukshme kryesisht në pjesën e dytë të javës. Aktualisht jemi në qarkullimin e masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore.”

Sipas parashikimeve të Meteoalb, rritja e temepraturave do të vijojë gjatë kësaj jave, duke bërë që ajo të mbyllet me temperatura pranverore.

“Parashikohet që deri ditën e Mërkurë të jemi rreth vlerës 18, 19 maksimale. Ndërkohë në pjesën e dytë të javës, duke përfshirë dhe fundjavën, do regjistrohen temperatura 21, 22 Gradë. Parashikohet që 10 ditëshi i parë i Shkurtit të jetë me temperatura shumë të larta nëse i krahasojmë me vlerat normale.”

Sipas meteorologëve 10 ditëshi i parë i muajit shkurt do të jetë i ngrohtë dhe pa reshje.