Lifestyle

“Romeo Veshaj është pa këllqe, fshihet pas vajzave”

Pas debatit Romeo-Roza, ndërhyn Albi që ka një koment për banorin në krah të tij:

“Për mua kemi një Romeo, që është i vetëvendosur në shtëpi si një ‘babaxhan’. I ka hapur krahët tek të gjitha vajzat, e ka si një lloj taktike për t’u mbrojtur.

Unë kam kuptuar që ky i përdor këto vajza sepse nuk ka forcë për t’u përballur vetë dhe mos u poziciono sepse e di që do shpërthesh dhe ndaj meje ‘Babo’. Ky i përdor vajzat sepse është pa…je pa këllqe vëlla.

E bën luftën me vajzat jo me veten. Ti je njeri që fyen, sulmon të tjerët, duke provokuar. Je njeri shfazohesh kur flet”, ndërsa Romeo ia kthen: “Lëri këto more.

Në momentin që unë dal i preferuar, më ke ardhur dhe më ke thënë që më bëhet qejfi. Ti je njeri, jo vetëm fallco. Është ai kamuflazhi që prisja dhe tani e kuptova kush je”.