KRYESORELajme

Tradhti e dhunë, vetëvaret shqiptarja në Greqi, amaneti që i la të birit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Pirgos të Greqisë, ku një tjetër grua shqiptare vendosi t’i japë fund jetës.

Fatbardha Pali u gjet e varur me një litar pak metra larg spitalit të Pirgosit nga policia helene. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë që nuk mundën ta mbanin në jetë.

Duket se dhuna psikologjike në familje e shkaktuar nga tradhtia e bashkëshortit të saj Ilirit e ka çuar 47-vjeçaren drejt aktit të rëndë të vetëflijimit.

Një fakt të tillë, gruaja e dëshmon me një shkrim të publikuar para vetëvrasjes në profilin e saj në Facebook ku sqaron me detaje kalvarin e problemeve familjare, të cilat e kishin zanafillën tek tradhtitë e bashkëshortit, nga martesa me të cilin kishte edhe një djalë.

Mes rreshtash, ku përmend të gjitha rastet e tradhëtisë, që thotë se i ka të dokumentuara edhe me video, Fatbardha i lë edhe një amanet djalit të saj. “Biri i Mamit, amanet nga mami mos e ler më grua tjetër në shtëpi, është djersa ime o bir”, shkruan ajo ndërsa tregon që aktin e rëndë të vetflijimit e ka kryer pasi nuk i duroi dot më situatën ku bashkëshorti e kishte çuar marrëdhënien e tyre.

Në shkrimin e saj Fatbardha thotë se pikërisht për këtë arsye i kishte kërkuar divorcin Ilirit, por ky i fundit kishte tërhequr të ardhurat që familja kishte në bankë, me qëllim që të mos ndaheshin dhe kishte shtuar dozën e dhunës psikologjike ndaj saj. E pafuqishme për të përballuar situatën dhe në kushte të rënduara psikologjike, sic thotë, Fatbardha ka zgjedhur t’i japë fund jetës së saj…

“Ilir Pali ose hap arkivolin tim hajde me mua, s’ke pse rron më kjo, ishte burrnia jote, veç burr nuk ke qen 😭😭💔💔💔. Xhuloi bëhu burrë o bir 💔💔💔😭😭😭😭😭🙋‍♀️ të do mami shuuuuuuum….. Iliri më tha hajde bëjmë seks sikur je dashnore i thash kush Mira apo i thash a u kënaqe”, shkruan Fatbardha Pali.