Euro po “shkrin si akullore” para lekut, drama nuk paska fund! Me sa u këmbyen sot

Leku është futur në një cikël vlerësimi në raport me monedhat e forta si Euro, dollari amerikan, por edhe Franga Zcivercjane, por duket se “dëmin” më të madh nga e gjithë kjo që po ndodh po e pëson monedha europiane.

Banka e Shqipërisë raportoi pak më parë të dhënat nga tregu i këmbimit valuator gjatë ditës së sotme duke treguar se euro ka rënë edhe nën kufirin e 107 lekëve ku u ndal dje.

Kursi i kembimit te euros me lekun qe prej vitit 2013 sipas Bankes se Shqiperise
Kursi i kembimit te euros me lekun qe prej vitit 2013 sipas Bankes se Shqiperise

Mësohet se ditën e sotme, një euro është këmbyer me mesatarisht me 106.95 lekë nga 107.40 lekë që ishte dje. Ndërkohë, sot, një euro blihet me 107.31 lekë.

Leku shfaqet i fortë edhe përballë dollarit amerikan. BSH raporton se një dollar amerikan këmbëhet mesatarisht me 99.99 duke humbur 0.43 pikë krahasuar me dje.

Kjo është një situatë e pazakontë për lekun dhe raportin e monedhës kombëtare me monedhat e huaja, ndërsa rënia e euros është shumë e dukshme dhe e shpjegueshme vetëm më pastrimin e sasive të mëdha të parave të pista në Shqipëri.