Lifestyle

“O Luani Im”, Kiara i bën dedikimin nga shtëpia Luizit: Zgjohem dhe fle përballë teje

Këngëtari Luiz Ejlli ka shprehur shqetësim në lidhje me moderatoren Kiara Tito, teksa bisedonte me Visin brenda shtëpisë së BBV.

Ai ka thënë se nuk e di si e sheh Kiara nga jashtë. Mesa duket shqetësimi më i madh i Luizit janë ato që kanë shkruar në portale për të dhe si po i përballon ajo.

“As nuk e di ça bëhet jashtë, nuk e di si është duke më parë nga jashtë, çfarë është duke lexuar, se është vetëm. E kisha llogarit me dal me të, me dalë bashkë e me i përballu bashkë thashethemet, presionin e njerëzve, ajo jo se s’i bën ballë, por…”, tha Luizi.

Ndërkohë Kiara nuk ka vonuar me reagimin e saj në rrjetet sociale, duke e mbështetur Luizin, dhe duke i garantuar se është me të.

“Zgjohem dhe fle përballë teje. 24/24 vetëm me ty! Vazhdo përpara Luani im!”.

Kujtojmë që dy ditët pas daljes së Kiarës nga shtëpia, Luizi është parë në disa momente i heshtur, i trishtuar dhe ka lotuar.