Luizi i tregoi se në trup ka një tatuazh dedikuar një vajze tjetër, Kiara e habitur i bën komentin që s’pritej
Tanimë të gjithë e dimë pasionin e madh të Luiz Ejllit për tatuazhet.
Në trup ai ka disa të tilla dhe madje dy më të fundit I bëri pak javë më parë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.
Njëri prej tyre ishte dedikim për Kiarën, duke gdhendur firmën e saj.
Së fundmi në një diskutim me moderatoren, Luizi I ka treguar një “sekret”.
Ai ka zbuluar se aty ku tani ndodhet tatuazhi I tribalit, dikur ka qenë një dedikim për një vajzë tjetër.
Kiara e habitur ju përgjigj:
“E paske bërë rrugë ti”.
Mënjeherë artisti ju justifikua me faktorin moshë duke I thënë se ka qenë shumë I ri, rreth 20 vjec.
Megjithatë, cifti vendosën që pasi të dalin nga shtëpia e BBVA do ta diskutojnë sërish dhe Luizi do t’ia tregojë emrin e plotë të vajzës.