Ndahet nga jeta aktorja e njohur e telenovelave meksikane

Është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, aktorja e njohur e telenovelave meksikane, Rebecca Jones.

Lajmi ka lënë të habitur fansat e saj, por Jones ka vuajtur nga problemet shëndetësore kohët e fundit.

Ajo luftoi me sukses kancerin ovarian, por nuk mundi ta fitojë betejën me pneumoninë, për të cilën trajtohej prej nëntorit të kaluar.

Zyra e marrëdhënieve me publikun e Jones lëshoi ​​një deklaratë për vdekjen e saj, duke shprehur mirënjohje për fansat e saj dhe duke zbuluar se aktorja ishte e rrethuar nga të dashurit gjatë ditëve të saj të fundit.

Në Shqipëri u njoh nga serialet “Senora Acero”, “La dona”, “¿Te acuerdas de mí?”, “Pasion Prohibida”,