Sabiani tani i del në mbrojtje Kristit pasi Keisi u distancua prej tij
Mbrëmjen e djeshme, Keisi Medini mori vendimin që të ndërpriste lidhjen që po krijonte me Krist Aliajn.
Ky i fundit e priti mjaft mirë vendimin e saj dhe e këshilloi që të fokusohej te loja.
Gjithashtu të dy së bashku vendosën që këtë njohje që e nisën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2” ta vazhdonin jashtë.
Por si e priti babai i Keisit, Sabiani këtë vendim të tyre? Kësaj pyetjeje i ka kthyer përgjigje përmes një postimi në “Instastory”.
Këngëtari i njohur ka zbuluar se ka votuar Armaldo Kllogjerin për të dalë këtë të shtunë nga shtëpia e BB VIP.
Krahas fotos ku tregon voton e tij, Sabiani shkruan:
“Forca Kristi, mos dil dhe lufto për ato që do”, duke etiketuar edhe banorin e BB VIP.
Kujtojmë se Kristi dhe Armaldo janë në nominim së bashku me Luiz Ejllin. Ishte ky i fundit që kishte planifikuar gjithçka që ata të tre të dilnin në nominim së bashku.
Luizi kishte vendosur që ai së bashku me dy banorët e tjerë të thyenin një nga rregullat kryesore të shtëpisë.
Duke qenë se ata u futën në banjë bashkë dhe aty nuk lejohet të bëhet një gjë e tillë për shkak se nuk është e monitoruar nga kamerat, Vëllai i Madh i nxori në nominim.