Lifestyle

Çfarë e frikëson? Kanadezi bën postimin e papritur për “Top Channel” pasi u bë viral nga Luizi

Pasi fituesi i “Big Brother Kanada”, Kevin Jacobs u bë i njohur për publikun shqiptar, shkak Luizi, së fundmi ai ka ngritur dyshimet se i ka ardhur ftesë nga “Top Channel” për të dhënë një intervistë me ta.

Dyshimet lindën pasi kanadezi në rrjetin e tij social, Instagram, ka kërkuar mendimin e ndjekësve nëse duhet t’a pranojë ftesën apo jo.

“Njerëzit po thonë se është keq për Luizin nëse unë bëj një intervistë për “Top Channel”. Thjesht po e konfirmoj. Duhet ta refuzoj intervistën, po apo jo?”, shkruan Kevin ne pyetjen qe i beri ndjekesve te tij te shumte qe jane edhe fansa te Luizit pasi atij i jane shktuar ndjekesit kur mbeshteti Luizin.

Arsyeja pse Kevin ka kërkuar mendimin e ndjekësve të tij vjen pasi një pjesë e madhe e tyre e kanë vënë në dijeni për intervistat e fundit të “Top Channel” ku janë përpjekur të nxjerrin keq Luiz Ejllin.

Nuk dihet nëse i ka ardhur një ftesë zyrtare Kevinit apo nëse ai e ka pranuar, por një video në rrjet ka qarkulluar ditën e sotme ku thuhet se Kevin është nisur drejt shqipërisë për të dhënë intervistë në “Top Channel”.

Megjithatë kjo video rezulton të jetë jo e vërtetë pasi nuk është profili zyrtar i Kevin Jacobs dhe mbetet te presim deri te shtunen per te pare nese ai do te vij ne Prime pasi sigurisht shikueshmeria eshet shume me e madhe edhe per te realizuar intervisten me te por mund te ndodh qe eshte te takon Luizin.