Vreshtari kthehet nga Italia në Libofshë, shton serat në vendlindje

Elton Meço nga fshati Daullas njësia administrative Libofshë, pas 10 vite emigrim në Itali ku punonte ne serat me vreshta,mendoi qe te kthehej ne vendlindje dhe me kursimet e mbledhura të ndërtonte një sere me hardhi.

Fale përvojës se marrë në shtetin fqinj dhe kushteve klimaterike në zonë prodhimi ishte i mbare.

Eltoni e shtoj sipërfaqen e serave vit pas viti dhe sot ka një sipërfaqe prej 2 hektarë me hardhi.

Pjesën më të madhe të prodhimit rreth 80% e çon për eksport dhe pjesa tjetër shkon ne tregun vendas.

“Në fillim kemi hasur vështirësi për gjetjen e tregut”- shprehet Meço por krijimi i pikave të grumbullimit na e ka lehtësuar punën dhe tregu është i sigurt për te gjithë fermerët qe kultivojnë hardhi në këtë zonë.

Duke ndjekur traditën e familjes dhe fale përfitimit nga skemat e subvencionimeve Eltoni përveç sipërfaqeve me sera ka shtuar edhe 20 hektarë toka te mbjella me drithëra dhe një pjesë të madhe tokave i ka marrë me qira.