“E lëshoi, vini muzikë”/ Luizi lë pa fjalë banorët, urinon live gjatë sfidës
Nëse mendoni se i kishit parë të gjitha, ndodh edhe kjo në Big Brother Vip.
Luizi ka kryer nevojat personale gjatë transmetimit.
Ai ishte duke marrë pjesë në “Loja e Rezistencës”, në të cilën banorëve pjesëmarrës do t’i duhet të rrinë të paktën 10 orë pa lëvizur duke mbajtur shtypur një buton gjatë gjithë kohës.
Kur kanë kaluar rreth 6 orë nga nisja e sfidës, shumica e konkurrentëve ndodhen ende në garë për fitimin e 2500 eurove, megjithatë disa prej tyre janë eliminuar, duke mos rezistuar sa të tjerët.
Luizi në tentativë për të mos u eliminuar, ka kryer urinën i mbuluar me batanije, ndërsa shumë banorë kanë kërkuar që të vihet muzikë të mos e dëgjojnë.