Burri i Olta Gixharit niset me urgjencë drejt Shqipërisë, kërkon të marrë gruan nga Big Brotheri
Publikimi i lajmit të lidhjes së dashurisë mes Olta Gixharit dhe Xhonatan Islamit, ka shkaktuar polemika në rrjete.
Por jo vetëm.
Bashkëshorti i aktores ka mbërritur mbrëmjen e kaluar, pas mesnatës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Replika mëson ekskluzivisht se ai i ka kërkuar Oltës të lërë menjëherë shtëpinë, por kjo e fundit ka zgjedhur të vazhdojë lojën.
Ditën e djeshme u bë publike romanca 1 mujore e Olta Gixharit dhe Xhonatan Islamit verën e kaluar.
Lidhja e tyre u bë shkak edhe për ndarjen e Xhonatan me të dashurën e tij.
Kjo e fundit gjeti biseda në telefonin e Xhonatan, mes tij dhe Oltës, me përmbajtje +18.
Ndërkohë, Zhaku e cila la më herët shtëpinë e Big Brother duket se ka qenë një “kërcënim” për Oltën brenda shtëpisë, pasi kjo e fundit ka qenë në dijeni të kësaj lidhjeje.