3 ditë pa ngrënë, Stresi hyn në “grevë urie” në Big Brother VIP Kosova: Jam i ofenduar!

Zhvillime të reja edhe në edicionin e Big Brother VIP Kosova.

Stresi ka treguar se është ofenduar shumë pas një diskutimi që ka patur me Artanin në Big Brother VIP Kosova.

Reperi ka treguar se prej ditësh ka qëndruar pa bukë pasi është prekur nga Artani, i cili i ka thënë se s’ka nder.

“Me thënë të drejtën jam prek nga ajo fjalë dhe mendoj që duhet ta bëjmë lojën pa prekur nderin.

Kam tre ditë kam ndërruar krevat, s’kam ngrënë as bukë për fjalën s’ke nder.

Bukë ka pasur, por e kam bojkotuar, kam qenë shumë i mërzitur”, u shpreh Stresi.