Ulen temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme
Shqipëria
Sot, pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke bërë që reshjet të izolohen vetëm në zonat e thella malore ku do të ketë dëborë të pakët.
Ndërsa zonat e ulëta dhe ato bregdetare paraqiten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.
Duke qenë se masat e ftohta verilindore do të jenë prezente i ftohti do të ndjehet pothuajse në të gjithë vendin.
Parashikohet që mbrëmja dhe nata të mbizotërohen nga kthjellime dhe vranesira por pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshem në mëngjes, por rriten në mesditë duke u luhatur nga -5°C deri në 14°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtesinë 35 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Kosova
Republika e kosovës; do të paraqitet në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dëbores por sasia e tyre do të jetë e pakët. Problematikë e theksuar mbeten ngricat në akset rrugore si edhe rënia e temperaturave të ajrit. Parashikohet që mesdita dhe pasditja të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që të shfaqen intervale më kthjellime. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë gjatë natës dhe mëngjesin pas-ardhës.