“Ish-bashkëshortin e saj e njoh, ishte lojtarja më falco”, Luizi komenton lojën e Arjola Demirit

Mbrëmjen e djeshme, banorët e “Big Brother VIP2” komentuan banorët e edicionit të parë, duke u vendosur në rolin e opinionistëve.

Të ndarë në dy grupe, ata fillimisht komentuan finalistët e më pas disa nga ish-banorët më të spikatur.

Pasi panë klipin e aktores së njohur, Arjola Demiri, Luiz Ejlli komentoi në lidhje me lojën e saj gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Sipas këngëtarit të njohur, Arjola ka qenë një lojtare false përgjatë gjithë kohës që ka qëndruar dhe se në lojë ka përdorur fëmijët.

Ejlli thotë se e njeh ish-bashkëshortin e aktores dhe se fëmijëve të saj nuk u ka munguar asgjë.

“Babain e fëmijëve të saj unë e njoh edhe nuk iu mungon absolutisht asnjë gjë fëmijëve, as jeta e luksit, as shtëpia, absolutisht asnjë gjë. Arjola ka qenë lojtarja më false nga fillimi deri në fund. Sa i përket lotëve është më se normale që nëna për fëmijë do qajë. Çdo dy ditë përmendte fëmijët e saj. Me gjithë respektin, aty të gjithë kishin fëmijë, nëna e motra. Arma e saj ishte përmend fëmijët-qaj, përmend fëmijët-qaj”, tha Luizi.