Shqipëria kampione bote në ski, atletja jonë merr në shtëpi medaljen e artë

Në Austri u zhvillua kampionati botëror i skive.

Laura Colturi është sportistja që përfaqëson vendin tonë duke i dhënë një sukses të madh në këtë event sportiv.

Ajo arriti të zinte vendin e parë në këtë garë, duke marrë titullin e kampiones së Botës për të reja.

Një sukses i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, që edhe në këtë kompeticion tregon se si po evoluojnë sportet në vendin tonë.

Edhe pse sporti i skive nuk është i zhvilluar në Shqipëri për shkak të mungesës së infrastrukturës, është Colturi ajo që na ka nderuar.

Kryeministri Edi Rama pak më herët ka publikuar foton e sportises Laura Colturi, duke thënë se i solli Shqipërisë medalje të artë.

“Lara Colturi, e cila u natyralizua shqiptare sepse familjarisht është e dashuruar me Shqipërinë, sapo është shpallur KAMPIONE E BOTËS për të reja në Ski.

Kur më tregoi me pasion se pse donte të bëhej shqiptare, e mbylli me fjalën, “Dua t’i sjell Shqipërisë medalje të arta” dhe sot Lara i solli vendit tonë medaljen e parë të artë në ski”, shkruan Rama.