Zbulohet arsyeja pse Kiara u largua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother VIP

Dje, brenda shtëpisë së Big Brother Albania, Kiara Tito pati një incident.

Mes lotësh menjëherë erdhi ambulanca dhe mediat zbuluan se u dërgua tek një spital privat, pranë Top Channel.

Burime pranë portalit thonë se Kiara ka tërheqje muskulare ose ka këputur mish, thënë ndryshe në zhargonin e përditshëm.

Megjithëse ka tërheqje muskulare asaj po i bëhen shumë ekzaminime dhe stafi i spitalit i kanë bërë qetësues.

Kiara është në gjendje të mirë shëndetësore, pas incidentit me lojën me karrige, njoftoi Big Brother.

Ajo u rikthye mbrëmjen e djeshme në shtëpi, kur u mirëprit nga një pjesë e mirë e banorëve.