“Të pëlqejnë kur*at”, gruaja i mbush me shkrime makinën burrit që e tradhtoi
Një grua në Peru, e cila mori vesh që bashkëshorti i saj e kishte tradhtuar, i bëri atë që nuk e mendonte.
Gruaja ia mbushi makinën burrit me shkrime ku i vinte në dukje se pëlqente gratë e përdala.
Në një video që është bërë virale në TikTok, Nicole Portal shihet duke shkruar me spraj disa fraza në makinën e Paolo Mesia, të tilla si:
“Të pëlqejnë të përdalat”, “Shkatërrove familjen”, “Tradhtar”, “Gënjeshtar”.
Që kur u postua të shtunën, videoja është parë rreth 3 milionë herë vetëm në rrjetin social Tik Tok.
Kjo video është bërë virale gjithashtu edhe në rrjete të tjera sociale si Facebook dhe Instagram.