Sa vjeç bën? Einxhel Shkira feston sot ditëlindjen, urimi romantik i Dj Dagz në mesantë

Ajo është padyshim një ndër vajzat e showbizit më të përfolura të vitit të fundit.

Që me hyrjen e saj në “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira u rikthye në vëmendjen e publikut.

Einxhel Shkira feston sot ditëlindjen dhe mbush 33 vjeç.

Patjetër që i pari që i bëri urimin publik është partneri i saj, Dj Dagz.

“Gëzuar ditëlindjen beb. Të duam më shumë se gjithçka mami”, shkruan Dagz krah videos ku Einxhel po i fryn qirinjve me numër 33.

Kujtojmë se shumë shpejt Einxhel dhe Dj Dagz do bëhen prindër për herë të parë, që pak muaj më parë na zbuluan se presin një djalë.