Lirohen tre infermieret që ushtruan forcë ndaj të moshuarës dhe u tallën me të

Kosovë

Tre infermieret e ndaluara në Pejë në fillim të muajit Nëntor për forcën e ushtruar ndaj një moshuareje në qendrën Orenda, janë liruar nga qelitë.

Klan Kosova raporton se infermieret janë lënë të lira me vendim të Gjykatës Supreme të Kosovës, që ka pranuar kërkesën e avokatëve.

Tre infermieret do të hetohen tashmë në gjendje të lirë për rastin brenda qendrës së të moshuarve Orenda në Pejë, ku u filmuan duke ushtruar forcë ndaj një të moshuareje për të cilën kishin detyrë që të kujdeseshin.

Avokati Meshari Selimaj i familjes së të moshuarës ka reaguar pas vendimit.

“Besimi në drejtësi është shuar”, është shprehur ai.