Fundjava zbardh vendin! Priten reshje bore në pjesën më të madhe të vendit, po në Tiranë?

Me sa duket dimri erdhi më herët.

Fundjava parashikohet që të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave të cilat pritet të zbresin nën zero gradë celsius përgjatë ditës së shtunë dhe të diel.

Dita e shtunë pritet që të sjellë vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin, ndërsa dita e diel do të sjellë edhe reshje dëbore në disa qytetet të vendit.

Përkatësisht Bajram Curri, Kukësi, Dibra, Librazhdi, Pogradeci dhe qytetet e tjera të rrethit të Korçës pritet të mbulohen nga dëbora.

Ndërkohë që temperaturat parashikohet të zbresin deri në -1 gradë celsius në zonat verilindore dhe juglindore të vendit.