E pranishme në sallë, “lapsusi” i Ardit Gjebreas në “Kënga Magjike” vë në siklet Eni Çobanin

Prej shumë vitesh tashmë janë bashkë çdo të diel, në programin aq të dashur për publikun, “E Diela Shqiptare”.

E sigurisht edhe në një event kaq të rëndësishëm sa Kënga Magjike, Eni Çobani nuk kishte sesi të mungonte, vetëm se këtë herë jo në skenë, por  si publik.

Ishte vetë Ardit Gjebrea që e bëri të ditur këtë, teksa u ngjit në skenë për të prezantuar këngëtarin e radhës krah artistes italiane Greta.

Ardit Gjebrea: Jam me zonjën Eni Çobani… jo më fal, është në sallë!

Teksa u inkuadrua nga kamera, zonja Çobani u shfaq duke qeshur nga ky moment.