Shtyllat në mes të rrugës, banorët të zemëruar

Është padyshim si fotot që shohim në internet nga disa vende të botës së tretë dhe qeshim…

E megjithatë ky imazh… është pranë nesh.

Në Greqi.

Rruga është një projekt i bashkisë së Ilidës në rrugën e fabrikës së përpunimit në “Triantafyllia”!

Dhe vërtet kjo foto nuk është për të qeshur por… edhe për të qarë!

Mediat greke e kanë shpërndarë me bujë të madhe këtë foto ku shikohet se rruga është shtruar me asfalt ndërsa shyllat e tensionit të lartë nuk janë lëvizur.

Media shkruajnë se ky mund të ishte një “kurth” për shoferët që nuk e dinë mirë rrugën.