Nuk na kishte shkuar në mendje, a e dini pse supermarketet nuk kanë dritare?

Mendoni për pak çaste të gjithë supermarketet ku shkoni?

A kujtoni të keni parë dritare?

Gjasat janë që jo.

A ka ndonjë arsye?

Pak a shumë si në kazino.

Truku është i thjeshtë:

Supermarketet duan që njerëzit të qëndrojnë të shkëputur nga bota e jashtë dhe arsyeja dihet tashmë, që të qëndrojnë më gjatë duke parë raftet e kësisoj, të blejnë më shumë.

Pa dritare, njerëzit e harrojnë sa është ora, si është moti jashtë, nëse po bie borë apo shi dhe thjesht dëgjojnë muzikën në sfond dhe kontrollojnë me kujdes raftet.

Ka edhe konsiderata të tjera, dritaret e mëdha që lejojnë rrezet e diellit mund të shkaktojnë zbehje në paketa, duke i bërë ato të duken të konsumuara për konsumatorët.

Përpos këtij truku, dritaret duan hapësirën e tyre, kështu që supermarketet preferojnë që të shfrytëzojnë çdo metër për raftet e produkteve.

Gjithashtu dyqanet kanë dysheme me pllaka, të cilat bëjnë që karrocat të bëjnë shumë zhurmë, duke “i detyruar” blerësit të ngadalësojnë instinktivisht dhe të shfletojnë më shumë.