Kthesa e papritur e dollarit, lajm i keq për ju që i keni në xhep

Dollari amerikan ka pësuar një rënie në tregun e këmbimit valutor shqiptar.

Një dollar sot blihet me 112.7 lekë dhe shitet me 113.7 lekë.

Euro mbetet i pandryshuar, pasi blihet me 116.5 lekë dhe shitet me 117.1 lekë.

Rënie ka pësuar edhe paundi britanik, i cili blihet me 133.5 lekë dhe shitet me 134.5.

Banka e Shqipërisë llogarit kursin zyrtar të këmbimit si dhe vlerën mesatare të çmimeve të blerjes (bid price) dhe të shitjes (ask price) për monedhat e euros dhe dollarit amerikan, bazuar në kuotime të standardizuara të pjesëmarrësve, në tregun ndërbankar, gjatë intervalit kohor 11.30-12.00.

Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.