“Jam polic në Shqipëri”, si u kap efektivi “skifter” në Itali
Shqiptari Klisman Nikolli, 27 vjeç, është paraqitur para gjyqtarit ditën e djeshme, pasi dyshohet si i përfshirë në vjedhjet e kryera nga data 30 tetor deri më 15 nëntor në Veneto dhe Friuli.
Nikolli u kap teksa do të kthehej në Shqipëri, ndërsa fjalët e para që u tha atyre ishin “jam polic”.
Burime bëjnë me dije se Nikolli është efektiv në Policinë e Lezhës, ndërsa në muajin nëntor ka qenë me leje vjetore.
Së fundmi mediat italiane kanë publikuar detaje të reja lidhur me 27-vjeçarin dhe aktivitetin e tij.
“Por, unë jam polic” – Kështu u paraqit, paraditen e 21 tetotorit, Klisman Nikolli, 27 vjeç, para gjyqtarit bashkë me dy të tjerë, pasi akuzohen për bastisjen e grabitje të kryer nga data 30 tetor deri më 15 nëntor në Veneto dhe Friuli.
Nikolli u bllokua nga karabinierët e Kompanisë Portogruaro teksa do të kthehej në Shqipëri.
Në dhomën e Bed & Breakfast në San Stino di Livenza, ku ai qëndronte së bashku me bashkatdhetarët Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç, valixhet tashmë ishin të mbushura
. Të tre prisnin një grua nga zona e cila do t’i merrte dhe do t’i shoqëronte deri në aeroport.
Çuditërisht, karabinierët u gjendën përballë tyre.