Zyrtarisht në sezonin e Shigjetarit, ja 4 arsye pse janë njerëz të veçantë

Që prej ditës së sotme kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e Shigjetarit, shenjës më aventureske të zodiakut.

Kjo është një nga ato karakteristika që mesa duket vazhdon t’i përndjekë të gjithë personat e lindur në këtë shenjë, ndonëse pas tyre fshihen edhe shumë vlera të tjera.

Le t’i zbulojmë së bashku.

1.Është i paparashikueshëm:

Shigjetari është nga shenjat më të gjalla dhe energjike të horoskopit, kjo është edhe arsyeja përse nuk arrin ta çosh kurrë ndërmend se cili është hapi i radhës. Pëlqen shumë surprizat dhe aventurat, kjo lidhet ngushtë edhe me planetin që e udhëheq, Jupiterin. Një ditë e gjen në tavolinën përballë, kurse të nesërmen duke ngjitur majën e Everestit. Shigjetarët nuk mbajnë kurrë agjendë me vete, nuk bëjnë plane, dhe ‘’urrejnë’’ të rrinë ulur në një vend për një kohë të gjatë.

2.Me të s’ka llafe, urren gënjeshtrat dhe thashethemet pas shpine:

Është e pamundur të mos njihni njerëz tinëzarë, ashtu siç është e pamundur të njihni një Shigjetar të tillë. Të lindurit në këtë shenjë janë shumë të vërtetë, të drejtpërdrejtë, urrejnë gënjeshtrat dhe fjalët pas shpine, si dhe nuk bëjnë kurrë kompromise me parimet e tyre. Për Shigjetarin është shumë e rëndësishme të ruajë integritetin e tij pavarësisht situatës në të cilën ndodhet. Nëse merr vesh që e keni mashtruar, do e humbni përgjithmonë.

3.Është super inteligjent:

Ka etje të madhe për njohuri dhe pëlqen që ato që dinë t’i ndajë me njerëzit. Personat e lindur në këtë shenjë janë si një enciklopedi në lëvizje. I pëlqen shumë të lexojë dhe studiojë. Për këtë duhet të falënderojnë planetin e tyre dirigjues, i cili i udhëzon drejt rrugës së dijes.

4.Shoqëria me Shigjetari zgjat përgjithmonë:

Mos u mërzisni nëse nuk keni gjetur akoma dashurinë e ëndrrave pasi në krahun tuaj do të keni gjithmonë miken e ëndrrave. Shoqëria me një Shigjetar është një ndër dhuratat më të vyera që mund t’ju falë jeta kështu që mbajeni sa më fort.