“Të marrësh një shqiptare është si të këpusësh një trëndafil nga parajsa”, aktori turk i bën dedikimin romantik në shqip Almeda Abazit
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të dashur.
Ish miss-i shqiptar është e martuar prej disa vitesh me aktorin e njohur turk, me të cilin ka dy fëmijë.
Së fundmi, dyshja e njohur kanë qenë në Shqipëri ku dhe kanë dhënë një intervistë për emisionin e Luana Vjollcës.
Në kuadër të një loje, ai duhet t’i bënte partneres së tij një dedikim ku e nisi me disa fjalë shqip.
“Zemër! Shpirti im. Zemra ime.”, tha ai duke shtuar më pas në gjuhën turke:
“Ne atje (në Turqi) kemi një shprehje:
“Të marrësh një vajzë nga Shqipëria është si të këpusësh një trëndafil nga parajsa!”