Telenovelë në Tiranë, burri e kupton pas 1 muaji martese që gruaja nuk ishte e virgjër

Daja i një vajze të re të sapomartuar, dyshohet se kanosi burrin e saj, i cili pas një muaji i martuar u kujtua që natën e parë të martesës ajo nuk ishte e vίrgjër dhe ndaj ajo duhet të kthehej tek prindërit.

Ngjarja që është zbardhur nga komisariati numër pesë në Tiranë, u zbulua nga denoncimi i dhëndrit të trembur, i cili u martua në mes të muajit shtator dhe në një nga ditët e asaj që duhet të ishte si muaji i mjaltit, telefonoi vjehrrën duke i thënë: Hajde merr vajzën nuk ishte e vίrgjër!

Sipas burimeve ekskluzive të gazetës Si, A. T, i moshës 34 vjeç jeton në një fshat në periferi të Tiranës.

Ai është nga fshatrat e Shkodrës dhe u martua me shkuesi gjatë muajit shtator, tre muaj pasi të dyja familjet ndërhynë për t’i njohur e për t’i lidhur në martesë.

I riu tregon në komisariatin numër pesë “problemet mes meje dhe L. nisën menjëherë pas natës së parë, ne nuk bëmë celebrime. Gjatë kryerjes së marrëdhënieve bashkëshortore konstatova që nuk ishte e vίrgjèr.

Një javë pasi konstatova këtë problem vura në dijeni mamanë time pastaj telefonova mamanë e L. I thashë në telefon që ajo nuk ishte vajzë, nuk ishte grua për mua dhe se duhet të vini ta merrni”, shprehet në denoncίmin e kryer në polici dhëndri i ri.

Por më tej dhëndri tregon se pikërisht përgjigjja që mori nga ana tjetër e telefonit nga vjehrra ishte “do ta mbash me detyrim, përse nuk na vure në dijeni që natën e parë të martesës”.

Problemet për A. T kanë nisur në ditët në vazhdim, ku ai ka marrë telefonatë nga daja i L. , i cili e ka kërcënuar disa herë.

“Më tha nëse e lëshon L. do të dalë punë, më tha më mirë mbyllu në shtëpi”.

Sipas dhëndrit kërcënuesi është daja i dytë i nuses dhe këtë person ai e ka njohur ditën kur është shpallur fejesa.

“Nuk e di nëse ky person disponon a rmë zjarri – thekson A.T, por kërkoj që ky shqetësim të ndiqet ligjërisht”.

Burimet bëjnë të ditur se menjëherë është marrë në pyetje nusja e re, e cila fillimisht tregon që pas natës së parë të martesës nga frίka ka treguar se kush ishte personi me të cilin ajo kishte pasur një lidhje.

“A. më pyeti a kisha pasur ndonjë lidhje, më tha trego të vërtetën se do jesh gruaja ime. I tregova – shton e reja. Ai mori në telefon në sy tim dhe kërkoi – hajdeni merreni se nuk është e virgjër. Dhunë fizike nuk ka pasur ndaj meje, por kèrcènίme si nga burri edhe nga vjehrri dhe vjehrra kam pasur”.

E reja kujton se vjehrri i ka thënë “ti ke dashnor? e frikësuar pranova që po. Ua thashë këtë gjë kur ata po pinin kafe dhe nga frika se në mur kishin një çίfte.

Më pas aty erdhi im shoq , ata i treguan çfarë pranova unë nga frίka, im shoq më kapi nga flokët dhe se më gjuajti me sh pulla”.

Sipas burimeve policore të gazetës Si është kryer këqyrja dhe kontrolli i banesës së dajos, të cilit nuk i është gjetur asnjë send i palίgjshëm.

Dajo deklaron: nuk e kam kèrcènuar në asnjë moment dhëndrin, vetëm e kam sharè. Më njoftoi motra e L, pra mbesa e cila më dërgoi një video, ku mbesa L . Po merrej në pyetje nga dhëndri dhe vjehrri e vjehrra dhe ajo aty pranonte se kush ishte personi që kishte pasur të dashur para martese.

E mora në telefon dhe i thashë:Ca janë këto gjëra a jena miq, por dhëndëri më tha: Nuk jena më miq, hajde merr mbesën pasi nuk ka dalë e ndershme.

U shamë të dy, i thashë për çfarë arsyeje po i bëni këto gjëra që kujtoheni pas 30 ditëve martesë por dhëndri kërkoi: Hajdeni merreni, nuk është grua për mua.

E ëma e nuses së re pretendon nga ana e saj se jeta e të bijës rrèzikohet, por se ky nuk është aspak shkak për ndarje: ata duan ta lëshojnë pasi ime bijë nuk di të bëjë pune shtëpie dhe u kujtuan shumë vonë, nëse nuk ishte e ndèrshme të na thoshin ditën e nesërme këmbëngul gruaja që po ashtu shton para oficerit të komisariatit numër Kamëz: ata po na turpèrojnè, ime bijë tani nuk është më e virgjër dhe nuk ma merr më askush.

Policia tregon për gazetën Si se dosja do referohet për k anosje dhe kèqpèrdorim të thirrjeve telefonike, pasi rezulton që përgjatë dy ditëve të fundit përpara denoncimit daja ka telefonuar plot 21 herë në numrin e dhëndrit.