Lajme

Kur do fillojë? Arbana Osmani publikon foto nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 2

Akoma nuk ka një datë për fillimin e spektaklit “Big Brother Vip Albania 2”.

Mirëpo, moderatorja e konfirmuar e programit, Arbana Osmani, ka ngacmuar ndjekësit me një postim në Instagram-in e saj.

Arbana ndau një foto ku shihet një ambient ku po zhvillohen punime, pa e treguar se për çfarë bëhet fjalë duke jua lënë në dorë kështu ndjekësve të saj.

Megjithatë, fotoja mund të jetë shkrepur edhe në ambientet e shtëpisë së “BBV2”, i cili pritet të nisë së shpejti.

Kujtojmë se më 5 Dhjetor do të nisë gjithashtu edhe Big Brother VIP Kosova, që do të jetë për herë të parë në Kosovë.