Bashkia Librazhd akordon 1 milion lekë të reja në ndihmë të ish-kapitenit të Sopotit, Kastriot Gurra thirrje sipërmarrësve dhe emigrantëve

Ish-kapiteni i skuadrës së Sopotit të Librazhdit Besnik Çota, prej 7 vitesh vuan nga mosfunksionimi i veshkave.

Tashmë gjendja e tij është mjaft e rëndë dhe ka nevojë urgjente për transplant për t’i shpëtuar jetën.

Librazhdi News ka mësuar se bashkia e Librazhdit ka akorduar një milion lekë të reja në ndihmë të ish-kapitenit të Sopotit.

Nga ana tjetër, kreu i bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra, i ka bërë thirrje sipërmarrësve dhe emigrantëve që të kontribuojnë në ndihmë të Besnik Çotës.

Legjendës librazhdase i nevojiten 75 mijë euro për të kryer transplantin e menjëhershëm.

Në rrjet po bëhet thirrje për të dhënë sado pak kontribut gjithsecili nga ne.

Linku ku mund të kontribuoni: