“Shqiptarët të ndryshojnë ID dhe pasaportat”, gazetari Hoxha: Iranianët kanë marrë hipotekat dhe serverat e bankave, rrezikohen…

Gazetari Artan Hoxha thotë se iranianët kanë marrë edhe të dhënat e hipotekave dhe serverat e shërbimeve bankare.

Sipas tij, shtetas të huaj mund të bëjë një sërë blerjesh “online” me të dhënat e shqiptarëve, ndaj është domosdoshmëri ndryshimi i ID-ve.

“Kanë boshatisur çdo gjë, se ne kemi qenë totalisht të pambrojtur.

Qeveria shqiptare as nuk e merr guximin ta pranojë këtë fakt.

Ne nuk kemi investuar për sigurinë.

Ata kanë marrë hipotekat dhe serverat e shërbimit bankar.

Ne duhet të ishim të mbrojtur, ata na kanë dëmtuar aq keq se kanë arritur të futen thellë në të dhënat tonë.

Ata na kanë dëshmuar se çfarë kanë marrë.

Ata kanë ID, numrin e sigurimeve shoqërore, kanë fotografitë tona.

Një shtetas në botë mund të bëjë blerje me të dhënat e shqiptarëve.

Ne duhet të ndryshojmë të dhënat e ID.

Praktikisht të gjithë bankën tonë të dhënave ua kemi dhënë atyre.

Federata Ruse, Republika e Kinës dhe ajo Iranit janë tre superfuqitë më të mëdha në botë. Jo më kot përdorin telegramin, sepse e kanë bazën e vet në Rusi”, tha gazetari Hoxha në një intervistë për “ABC News”.