“Mariçui” u martua, dalin fotot nga dasma, “Rebelet” u bashkuan pas kaq shumë vitesh

Pak javë pas shpalljes së fejesës së tyre, Maite Perroni dhe Andres Tovar kurorëzuan dashurinë në martëse.

Ky lajm u bë i ditur nga vetë aktorja e cila krah fotove rrëzëllitëse me fustanin e bardhë shkruan: Ne e arritëm.

Duke hedhur hapat e parë të jetës që duam të ndërtojmë së bashku… të rrethuar nga familja jonë dhe dora e Zotit, sot marrim një bekim.

E lumtur që mund të marrim hapa që forcojnë rrugën tonë përmes këtij avioni në të cilin ia dolëm të përputheshim dhe fati na dha”, shkruan Maite.

“Marichui” u martua dhe në rrjet kanë plasur fotot nga dasma e saj.

Nuk kishin si të mungonin as dhe miqtë e saj të serialit “Rebelde” dhe të grupit muzikor, me të cilët prej vitesh ka rruajtur një marrëdhënie të shkëlqyer.

Maite Perroni ka ngelur ne mendjen e shqiptarëve me rolin e saj si “Marichui”.