“Shqiptari për të pasur një shtëpi duhet të punojë 360 vjet”, Florian Binaj: Shqiptarët po ikin se në Shqipëri…

Ka shumë mundësi që një ditë shumë nga këta njerëz që janë mbas skene siç janë kameramanët, montazhierët, teknikët e pultit, qoftë edhe kalimtari më i thjeshtë të mos jenë më, do keni ikur, jo në një botë tjetër por në një shtet tjetër.

Një pyetje, çfarë mund të bëjë një vajzë e thjeshtë në një vend që nuk të ofron asgjë, në një vend ku punën ta ofron partia dhe jo shkolla, ku ligji ëhstë plastelinë në duart e të fortëve dhe ku askush nuk qesh, vetëm shajnë.

Po një djalë i ri çfarë mund të bëjë në këtë vend?

Ku për të pasur shtëpinë e vet ai duhet të punojë 360 vjet, për të larë interesat se pastaj fillon kredia më mbrapa, ku nuk ka rëndësi se kush je, por sa ke, dhe ku edhe për një shazllon që ti ta marrësh, ti duhet ta mbrosh.

Sepse sipas kryeministrit shqiptarët ikin se në Britani ka mungesa.

E vërteta është se shqiptarët ikin se Shqipëria ka mungesa.