Aksident i rëndë në “rrugën e Kombit”, niset me urgjencë drejt Tiranës shoferi
Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën e Kombit në Morinë.
Një makinë është përplasur me barrierat anësore të rrugës, e për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit.
Burime bëjnë me dije se shoferi i makinës po transportohet drejt Tiranës, për shkak të lëndimeve të marra nga përplasja.