Masakra me 3 viktima në Fushë-Krujë, ironia e gazetarit: Ngjarje si kjo ndodhin kudo, bëhen edhe filma

Gazetari Lutfi Dervishi ka postuar një ironi therëse lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë në një atentat me armë zjarri 3 të rinj.

Kur ndodh një ngjarje…

Ngjarja ndodh në mes të ditës. (natën as autorët nuk e ndjejnë veten të sigurtë)

2.Viktima del që duhet të ishte në burg bazuar mbi akuzat që i bëhen publike ose person në kërkim!

Viktimat mund të jenë “emra të njohur” për policinë e shtetit me shumë gjasë biznesmen.
Autori/autorët largohen gjithmonë në një drejtim: “drejtim të paditur”.

Makina e autorëve gjendet, nga gazetarët, e djegur pak kilometra nga vendngjarja. Makina ose është e vjedhur ose ka numër rekord gjobash të papaguara.

Zjarrëfiksja dhe ambulanca bllokohen në trafik.
Makina funeralit mbërrin e para.

Policia mbërrin në vendngjarje dhe qetëson publikun. “Autorët dhe viktima janë me precedent penal. Asgjë për t’u shqetësuar, është larje hesapesh mes bandave rivale.
Policia nis punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Policia saktëson se nuk pati viktima në makinat e tjera që po qarkullonin në atë moment.
11.Policia informon se ka ngritur postoblloqe në të gjitha pikat hyrëse e dalëse të Fushë Krujës e rrethinave. (Në pritje që autorët të paraqiten në ndonjë postobllok).

Pas reagimit të opozitës, policia do të thotë: “ju bëjmë thirrje të mos bëni politike me krimin!
Në darkë policia do të njoftojë se jep x lekë për këdo që jep informacion për identitetin e vendndodhjen e autorëve.
Nëse do të ishte fushatë zgjedhore policia do të shtonte: “në makinë nuk u gjetën materiale zgjedhore”
P.S. Përfundimi: Këto ngjarje ndodhin kudo në botë. Bëhen edhe filma.