U gjet e vdekur, trondit nëna e 5-vjeçares: E vrava unë

Elena Del Pozzo, vajza 5-vjeçare që u zhduk të hënën në Tremestieri etneo, Itali u gjet e vdekur.

Ka qenë nëna e saj, Martina Patti, 24 vjeçe, e cila ka gjetur trupin e vogëlushes pas presionit të ushtruar nga hetuesit, sipas mediave italiane.

E reja ka rrëfyer para karabinierëve dhe prokurorëve se kishte vrarë vajzën e saj, por në pyetje nuk mundi të shpjegonte se si dhe pse e ka kryer krimin. Rrëmbimi ishte një inskenim për të mbuluar vrasjen.

Karabinierët e Katanias gjetën trupin e vogëlushes disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin dhe babain e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.