“Paratë e punës së një viti u dogjën”, Alketa Vejsiu rrëfen momentin e trishtë

Prezantuesja Alketa Vejsiu ka zbuluar gjatë programit “Në kurthin e Piter Panit” një moment shumë të vështirë nga fëmijëria e saj. Ajo ka treguar se sa shumë është lumturuar kur prindërit i blenë një palë atlete kineze por më pas një e papritur ndodhi që e hidhëroi moderatoren asokohe.

Prindërit ia vendosën atletet në sobën me dru për t’u tharë, por më pas ata kanë harruar t’i hiqnin e për pasojë u dogjën.

Mirëpo, lidhur me këtë histori, Vejsiu ka përçuar dhe një mesazh mjaft motivues për të gjithë.

“Unë kur kam qenë e vogël njëherë, ngaqë prindërit e mi nuk kishin mundësi edhe kishin mbledhur lekët dhe më blenë një palë atlete kineze inkeliti, të cilat i vesha ditën e parë shumë e lumtur dhe i futa në llucë dhe i bëra copë-copë. Mami dhe babi m’i lanë dhe m’i vendosën në sobë me dru atje që të thaheshin dhe i harruan atje. Atletet që ishin mbledhja e gjithë parave të një viti pune u dogjën dhe unë të nesërmen në mëngjes nuk kisha më atlete. E kujtoj këtë si një ndër momentet më të trishta të jetës time. Më pas kuptova që edhe të jesh një Luli i vockël që ta kesh të çarë atë çizmen dhe të mos kesh atlete, edhe këmbëzbathur kur do t’i bësh gjërat, mund t’i bësh dhe ta gëzosh jetën.”– tha prezantuesja.