Pique ka tradhtuar Shakirën me një 22-vjeçare, flet vajza kamariere: E vërteta do të dalë shumë shpejt

Pas ndarjes së Gerard Pique dhe Shakira, të gjithë janë fokusuar tek shkaku i mundshëm (dashuria e re e futbollistit). Pique thuhet se e ka tradhtuar Shakirên me një kamariere 22- vjeçare. Programi spanjoll ” Socialité” ka shkuar më tej dhe ka zbuluar se e reja ka inicialet C.M.

Kjo vajzë ka folur ekskluzivisht për programin Telecinco në një lidhje telefonike prej më shumë se 15 minutash. Dëshmia e saj hedh një tjetër dritë mbi ngjarjen. Socialite ishte në gjendje të kontaktonte me të renë falë një njohjeje të përbashkët mes vajzës dhe Laura Roige, korrespondente e programit.

Gazetarja e Socialite thotë:

Ajo është përfshirë në këtë histori pa dashur dhe dëshiron të bëjë të qartë të vërtetën e saj, dëshiron të mbetet anonime por na ka dhënë leje të transkriptojmë bisedën që kemi bërë me të.

Fjalët e vajzës:

Dua të sqaroj se nuk e njoh fare Gerard Piquen, më kanë lidhur pa kuptim me të për shkak të përshkrimit të vajzës së supozuar dhe më kanë dhënë rolin duke përfituar nga fakti se nuk kam shoqëri. Nuk jam unë dhe nuk e njoh, ndaj te lutem me lini të qetë, njerëzit po me shajnë për gjera që nuk kam bërë, çdo gjë që del me emrin tim do ndeshemi me një padi. Nuk e kuptoj pse më kanë zënë në rrugë, mendoj sepse kanë nevojë për dikë që të shmangin problemin dhe të ngatërrojnë situatën, megjithëse ajo që më kanë thënë është se vajza e vërtetë do të dal së shpejti, shpresoj që kështu të më lënë të qetë dhe të mund t’i rikthehem me qetësi studimeve, gjë që ka rëndësi për mua.

Deklaratat e saj janë dëshmi se ajo ka qenë karrem për të gjithë “kolegët e saj profesionistë”. Identiteti është një emër i nxjerrë me qëllim dhe i përgjigjet inicialeve të tjera jo të njëjta me vajzën e akuzuar.

Gazetarja e Socialite tha:

Kjo vajzë, e vërteta, është një vajzë e re nga Barcelona, ​​shumë e bukur dhe e cila në fakt e ka takuar Piquen në vendin për të cilin është folur dhe sipas asaj që më kanë thënë kjo vajzë e ka parë atë në më shumë se një ndeshje futbolli.