“U hap rruga”, si e pritën banorët e Rinasit vendimin e ARRSH

Rruga e Rinasit u rikthye në gjendjen e mëparshme. Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizje deri në një vendim të dytë.

ARRSH u tërhoq për ta kthyer këtë aks vetëm me një drejtim (për të shkuar në aeroport) pas protestave katër ditore të banorëve të zonës.

Këta të fundit, ishin mbledhur sërish për të protestuar mëngjesin e sotëm, ndërsa vendimin e kanë mësuar nga mediat.

Abc momentin kur banorët njihen me vendimin, që duket se i ka gëzuar. Ata prej ditësh e kundërshtuan kthimin e rrugës vetëm me një sens drejtimin, pasi kufizonte lëvizjen e tyre.