Devijimi i rrugës në Rinas, banorët në protestë, përplasen me forcat e policisë

Autoriteti Rrugor Shqiptar pak ditë më parë ka bërë me dije se lëvizja drejt aeroportit të Rinasit, do të bëhet me një sens lëvizjeje, me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Sot banorët e zonës janë ngritur në protestë, pasi ditën e djeshme kalimi vetëm me një sens solli trafik të rënduar dhe radhë të gjata makinash.

Banorët shprehen se nuk lëvizin dot dhe se është paralizuar nga trafiku gjithë fshati Rinas.

Protestuesit synojnë që të bllokojnë qarkullimin. Kjo ka shkaktuar edhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.