Pandemia, hiqen masat shtrënguese, vendoset vaksinimi me dozën e katërt

Komiteti Teknik i Ekspertëve, në një konferencë për shtyp paraditen e së martës, hoqi masat kundër koronavirusit.

Pas 1 majit nuk do të kërkohet vaksina dhe test i shpejtë për të hyrë në Shqipëri, ndërkohë që hiqet edhe detyrimi për mbajtjen e maskës.

Gjithsesi, Mira Rakacolli theksoi se vijon rekomandimi për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura, sidomos ato të paajrosurat mirë.

Komiteti njoftoi edhe lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës.