Pa certifikatë vaksinimi dhe pa test PCR, Maqedonia e Veriut shfuqizon masat anti-covid për Shqipërinë dhe shtetet e tjera

Republika e Maqedonisë së Veriut ka shfuqizuar të gjitha kriteret specifike të udhëtimit në kushtet e Covid-19.

Kjo masë është hequr për shqiptarët por edhe për të gjithë shtetasit e huaj.

“Për shtetasit e huaj që hyjnë në këtë vend, nuk kërkohet më certifikatë vaksinimi apo shërimi nga Covid-19, as test negativ dhe as karantinë.”, thuhet në njoftimin e ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.