Lamtumirë Shqipëri/ Ambasadori gjerman: Do vijojmë të tërheqim të rinjtë shqiptarë drejt Gjermanisë

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf thotë se vendi i tij do të vazhdojë të tërheqë të rinjtë shqiptarë që të punojnë në Gjermani.

Në një intervistë nga Korça për “Euronews Albania”, Zingraf u shpreh se ka disa faktorë që i shtyjnë shqiptarët që të zgjedhin tregun e punës në Gjermani.

“As mua nuk më ka shpëtuar fakti se shumë shqiptarë shkojnë në Gjermani. Sipas kërkuesve angofonë janë faktorët e tërheqjes dhe shtytjes. Në faktorët e tërheqjes nga ana e Gjermanisë është ajo që ofron tregu i punës. Ne e dimë që komuniteti i tregut të punës në Gjermani tërheq punëmarrësit potencialë. Shtetasit shqiptarë në një moshë relativisht të re apo jo dhe aq të re që shkojnë në Gjermani konstatojnë faktorët shtytës, që kanë të bëjnë jo vetëm me tregun e punës, arsimi, shëndetësia, pra një tërësi faktorësh që u mundëson atyre lehtësi në jetë”, tha ai.

Sipas Zingraf, eimgracioni është pjesë e gjenetikës europiane dhe Gjermania do të vijojë të punojë për tërheqjen e sa më shumë emigrantëve.