Vdekja e tre fëmijëve në Greqi, zbulohet substanca e dytë vdekjeprurëse që e ëma i dha së bijës 9-vjeçare

Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vdekjen e 3 vajzave në periudhë kohore të shkurtër nga e ëma e tyre Roula Pispirgou.

Protothema shkruan se policia ka zbuluar të dhëna të reja për vdekjen e 9-vjeçares Xheorxhina në Patra.

Dyshohet se e ëma e tre vajzave u jepte fëmijëve të saj substanca të rrezikshme në formën e ilaçeve për të sjellë kështu vdekjen e tyre të ngadalshme, pa rënë në sy.

Megjithatë në lidhje me akuzën ka prova vetëm për vdekjen e Xheorxhinës, e cila ndërroi jetë në janar të këtij viti.

Sipas analistëve, në të tre rastet, gjendja shëndetësore e vajzave nuk parashikonte se ato do të përfundonin në vdekje, me mjekët që secilin rast shprehën fillimisht optimizmëm për gjendjen e tyre shëdetësore, si dhe habinë e tyre për vdekjen e papritur të vazjave.

Sipas ekzaminimeve të fundit toksologjike rezulton se përveç ketaminës në trupin e Xheoxhinës u gjetën dhe benzodiazepi., një substancë që përdoret për përgatitjen e ilaçeve me veti hipnotike dhe relaksuese muskulare.

Sasia e madhe shkakton komplikacione të forta, e për këtë arsye përdorimi i tij duhet të kufizohet vetëm pas vëzhgimit të mjekut. Specialistët thonë se përzierja e ketaminës me benzodiazepinë kanë veti shkatërruese për trupin e njeriut duke e çuar në vdekje.

Sipas dokumentit të analizave toksikologjike, substancat e gjetura janë: Midazolam, nordazepam, clobazam dhe norclobaza. Sipas dokumentit të datës 24 mars 2022 nga hulumtimi i kryer në laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit Aristotele të Selanikut në trupin e Xheorxhinës dhe në kampionin e gjakut janë gjetur substanca antiepileptike që me sa duket i janë administruar fëmijës nga mjekët e spitalit : ketamina, tiopental, propofol) dhe benzodiazepina (diazepam, alprazolam, flunitrazepam, etj.), përkatësisht: Midazolam, nordazepam, clobazam dhe norclobazam (benzodiazepinat), ketaminë, norketamil, lidokainë.

Zbulimi i analizave toksikologjike dhe fakti që nëna i ka dhënë edhe ketaminë fëmijës , krijojnë një skenë makthi për atë që po kalonte vogëlushja muajt e fundit të jetës së saj. Përdorimi i këtyre barnave, që i përkasin kategorisë së anksiolitikëve në kombinim me anestetikë si ketamina, krijoi një “koktej” mjaft toksik që solli vdekjen trupin e 9-vjeçares.

Më 8 prill, Xheorgina u shtrua për herë të parë ën spital pasi pësoi krizën e parë që i shkaktoi dëmtime të pariparueshme në tru. Mjekët besojnë se 33-vjeçarja i dha ketaminë dhe pas 55 minutash mjekët arritën ta stabilizonin vajzën.

Dy ditë më vonë nga testet toksikologjike nuk u vu re substanca në gjakun e vajzës dhe kjo duket se e ka inkurajuar të ëmën që të vijonte t’i jepte 9-vjeçares substancën e rrezikshme derisa i mori dhe jetën.