Opsioni i ri: Instagram prezanton një mënyrë tjetër për të parë postimet

Nëse keni përditësuar Instagramin këto ditët e fundit, ndoshta ju ka rastisur të vini re opsionin e ri të platformës. Nëse jo, për këtë punë jemi ne.

“Favorites” dhe “Following” (Të preferuarit dhe njerëzit/gjërat që ndjek) i janë shtuar Instagramit për t’i dhënë mundësinë përdoruesve për të parë ndryshe postimet në Feed (kryefaqe).

“Favorites” ju tregon postimet më të fundit nga llogaritë që ju zgjidhni si të preferuara. Përpos kësaj, llogaritë e përzgjedhura në këtë kategori do të shfaqen gjithmonë në krye të postimeve në Feed në vazhdimësi.

“Following ” ju tregon postime nga njerëzit që ndiqni. Të dyja kateogritë do t’ju shfaqin postimet në rend kronologjik, në mënyrë që të mund të shihni shpejt postimet e fundit.

Në kategorinë “Favorites” mund të shtoni deri në 50 llogari në listë dhe të bëni ndryshime në çdo kohë – njerëzit nuk njoftohen kur shtohen ose hiqen.