Bllokuan autostradën në shenjë proteste, ARRSH rihap kalimin te Pushimi i Shoferit

Pas protestës së banorëve në Lushnje, ARRSH ka nisur çmontimin e barrierrave meralike përgjatë autostradës, duke rihapur kalimin për te Pushimi i Shoferit.

Banorët thonë se ata i kanë propozuar më herët ARRSH ngritjen e një mbi ose nënkalimi, në rast se kërkohet me patjetër vendosja e barrikatës përgjatë autostradës.

Megjithatë hapja sërish e këtij degëzimi u mundëson fermerëve dhe banorëve kalim më të shkurtuar në përditshmërinë e tyre.

Protesta e mbajtur gjatë kësaj të shtune zgjati vetëm 20 minuta, pasi përgjatë autostradës u krijuan radhë kilometrike.

Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al